Gërvalla e ngatërron flamurin e NATO-s me atë të OKB-së

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka ngatërruar flamurin e Aleancës Ushtarake Veri-Atlantike të NATO-s, me atë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ajo derisa ka njoftuar se ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, ka vendosur flamurin e OKB-së.

“Takim i përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm (flamuri i OKB-së), Jens Stoltenberg”, ka shkruar Gërvalla.