Gërvalla i përgjigjet Daçiqit për Thaçin e Veselin: Ata do të dëshmojnë se janë të pafajshëm

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës është përplasur me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq pasi ky i fundit e ka akuzuar se Gërvalla ka ndihmuar Gjykatën Speciale në akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ajo ka thënë se Thaçi është në Hagë, por është shprehur e bindur se ai, UÇK-ja dhe luftëtarët e UÇK-së kanë çdo argument në anën e tyre se janë të pafajshëm për akuzat.

Është e vërtetë se z. Thaçi është në Hagë, por jam e bindur se ai do të dëshmojë se ai, UÇK-ja dhe të tjerët që kanë luftuar kanë çdo argument në anën e tyre se janë të pafajshëm për këto akuza. Dhe nuk meriton asnjë koment më shumë lidhur me lidhjen time me çfarëdo dëshmie në Hagë, do të ishte mirë të lexoni më shumë sesa kryetitujt.

Ajo gjithashtu i ka thënë se fjalimi i tij i jep kuptim pse është quajtur “Sloba i vogël”.

“Zotri Daçiq, ju vetëm sa treguat sot pse njerëzit në Serbi ju kanë quajtur në vitet e 90’ta, Sloba i vogël, pra një Millosheviq i vogël për shkak të bosit dhe heroit tuaj. E kuptoj se jeni i zemëruar dhe e njoh këtë gjuhë që moti, sepse unë nuk jam në politikën evropiane që 2 a 3 vite, por ju duhet t’ua shpjegoni qytetarëve tuaj se e keni humbur Kosovën në vitin 1999, por duhet të mbani retorikë të tillë dhe mendoj se populli i Kosovës nuk meriton retorikë të tillë.”, tha Gërvalla.

Ajo gjithashtu ka thënë se Kosova është e pavarur dhe atentati ndaj babait të saj, Jusuf Gërvalla është bërë nga UDB-ja e dominuar nga serbët.

“Mund të përdorni citate nga viti 1000 apo 1500 apo ku e di, por më vjen keq për juve, sepse jeni fqinji ynë. Folët për babain tim dhe kjo e bën akoma më të qartë se si mendoni. Babi im ka qenë shkrimtar dhe gazetar dhe është bërë atentat nga shteti i dominuar nga Serbia, ish-UDB-ja ka qenë i dominuar nga Serbia dhe ky shërbim ka bërë atentat ndaj babait tim se ka dashur Kosovë të pavarur dhe një Kosovë e pavarur për juve personalisht është gjë aq e vështirë për t’u pranuar dhe ju më parë do të pranonit një atentat ndaj një gazetari dhe kjo tregon se ju jeni Serbia e vjetër. Ju jeni Serbia e Millosheviqit, ajo Serbia tjetër dhe jo ajo Serbia e re që i duhet Evropës. Me ju, Serbia e di se nuk ka rrugë drejt BE-se.” tha Gërvalla.

Ajo i ka thënë Daçiqit se Serbia ka kryer vrasje në masë dhe ka shkatërruar e ka kryer gjenocid në Kosovë.

“Me përpjekjet tuaja për të më ndërlidhur mua me Gjykatën Speciale më lejoni të ju them se për dallim prej Serbisë, ju folët për Gjykatën Speciale të votuar nga Parlamenti i Kosovës dhe jo nga Serbia, ka qenë vendim i pavarur për të hetuar krimet e mundshme, apo shkeljet e kryera mes vitit 1998-2000 dhe lidhur me këtë është me rëndësi të njohim veprat heroike të qytetarëve të Kosovës që kanë shpëtuar qindra-mijëra jetë nga makineria serbe pjesë e së cilës keni qenë ju. Dhe ne kemi njohur vlerat heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët morën qëndrim për t’i ballë ballë gjenocidit. Ishin pala juaj që bëri shkatërrime, që dogji shtëpi, vrau burra, gra, foshnje dhe e festonte këtë. Ky gjenocid është festuar dhe ju keni qenë në mesin e tyre, njeriu nuk mund të bijë më poshtë se kjo. Populli i Kosovës mbronte shtëpitë e veta dhe nuk ishin terroristë dhe forcat serbe ishin, madje të financuar nga shteti i tyre. Ndërhyrja amerikane pengoi këtë, e ndaloi këtë dhe bashkë me trimërinë e burrave dhe grave tona ia dolëm të jemi fitimtarë.”, tha Gërvalla.