Gërvalla i zbulon edhe ambasadorët e rinj të Kosovës në Berlin dhe Bruksel

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka konfirmuar se ambasadori i ri i Kosovës në Gjermani do të jetë Faruk Ajeti, ndërsa ai në Bruksel do të jetë Agron Bajrami.

Ajo ka thënë se ai ka marrë kredencialet tek Presidenti i Gjermanisë dhe përfaqëson Kosovën atje.

“Faruk Ajeti ka shkuar në Gjermani dhe do të jetë ambasadori i ri atje. Është gjermano folës. Është studiues tepër i mirë i marrëdhënieve të jashtme dhe ka kryer studime në akademitë austriake. Ka filluar punën e tij nga data 6 nëntor. I kemi dërguar kredencialet tek presidenti dhe nga ai moment do të përfaqësojë Kosovën atje”, thotë ajo në T7.

Ajo ka komentuar edhe emërimin e ambasadorit të Kosovës në Bruksel.

“Gazetari Agron Bajrami është ambasadori ynë në Bruksel i cili në një kohë rekord ka marrë miratimin e Mbretërisë së Belgjikës për të qenë ambasadori ynë atje. Dhe zoti Bajrami i cili si rrallë kush e njeh relacionin Kosovë-BE”, shtoi ajo.