Klinaku: Në raport me Kosovën, Franca e Gjermania nuk mund të bëjnë gjë pa SHBA-të

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim – LB, Avni Klinaku thotë që në raport me Kosovën, Franca e Gjermania nuk mund të bëjnë gjë pa SHBA-të.

Përmes një statusi në Facebook, Klinaku ka thënë se për dështimin e Parisit, nuk mund të fajësohet Kosova e Serbia, por vetëm Gjermania e Franca, dhe amullia e krijuar në shkallë ndërkombëtare, po reflekton edhe në çoroditjen e skenës dhe situatës politike në Kosovë e madje edhe në Serbi.

Statusi i plotë i tij:

Në raport me Kosovën, Franca e Gjermania nuk mund të bëjnë gjë pa SHBA-të

Fati i takimit të Paris është shkruar në Berlin! Në takimin e Berlinit nuk pati asgjë të re. Madje as në formë të mundësisë, opsionit apo vizionit. Mungesa e tyre, apo mungesa e guximit për t’i shpallur ato botërisht po i bën dëm vet çështjes.

Amullia (mospajtimi) e krijuar në shkallë ndërkombëtare po reflekton edhe në çoroditjen e skenës politike dhe situatës politike në Kosovë e madje edhe në Serbi.

Prandaj për dështimin e Parisit nuk mund ta fajësosh as Kosovën e as Serbinë, por vetëm Gjermaninë e Francën. Ato kanë marrë përsipër diçka që nuk mund t’i dalin zot. Së paku jo pa SHBA-të apo kundër tyre.

Ky është përfundimi që del nga Berlini e Parisi.