Gërvalla për largimin e Kica-Xhelilit: Nuk e di çka ndodhi me deputeten

Bashkëkryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla, ka folur për largimin e deputetes Doarsa Kica-Xhelili, e cila aderoi në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Gërvalla ka thënë nuk e di arsyen pse deputetja Kica-Xhelili iku nga partia Guxo.

Mes tjerash, Gërvalla tha se brenda partisë Guxo, Kica-Xhelili i ka pasur mundësitë të pakufizuara.

“Nuk e di çka ndodhi me deputeten t’ju them të drejtën, sepse unë deputeten Kica-Xhelili e kam parë si një deputete me shumë perspektivë, e kam parë si një deputete që edhe para zgjedhjeve i ka pasur komentet, argumente të ngjashme, qoftë me Presidenten Osmani, qoftë me atë çfarë unë kam shkruar në të kaluarën, qoftë me idetë dhe konceptet që i ka sjellë Fatoni, i ka sjellë Haxhi Avdyli dhe deputetë të tjerë që i kemi, por unë nuk e di se çfarë ndodhi me deputeten Xhelili.

Deputetja Kica-Xhelili i ka pasur mundësitë brenda Listës Guxo të pakufizuara, me aq sa kemi pasur ne potencialin tonë”, ka deklaruar Gërvalla në Klan Kosova.