Albulena Haxhiu jep detajet: Deri në këtë pikë jemi pajtuar me LDK-në

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se për disa fusha programore, siç është ajo për ekonomi, tashmë janë në linja të njëjta.

Haxhiu është shprehur optimiste se bisedimet ndërmjet grupeve punuese do të kryhen së shpejti, në mënyrë që të vazhdojë faza e bisedimeve në nivel të liderëve të dy partive.

“Janë disa çështje të cila nuk janë kompetencë e grupit punues. Grupi punues nuk ka kompetencën se cilat ministri do t’i kemi. Në këtë rast kjo i takon nivelit të kryetarëve. Prandaj, puna jonë si grup punues është vetëm harmonizimi programor. Ne jemi optimistë në këtë drejtim. Ne deri tani kemi parë një vullnet dhe gatishmëri nga përfaqësuesit e LDK-së për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se takimet pasuese do të mbahen nesër si dhe në javën e ardhshme dhe më pas do të ketë takime të udhëheqësve të partive politike.

Të përbashkëtat dhe dallimet e LVV-së dhe LDK-së në planin ekonomik.

Gjatë ditës janë takuar lideri i VV-së Albin Kurti dhe kandidatje për kryeministër nga LDK, Vjosa Osmani.