Gianni De Biasi s’e harron Shqipërinë, organizon event humanitar për të prekurit e tërmetit

Gianni De Biasi ka dalur në mbështetje të Shqipërisë, përr të kapërcyer tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima dhe me qindra të plagosur.

Nëpërmjet një video-mesazhi të postuar në Facebook, ish-trajneri i kuqezinjve fton miqtë e tij italianë në grumbullimin e fondeve për të prekurit nga tërmeti.“Përshëndetje të gjithëve!

Miqtë e mi të “” organizojnë të shtunën, më 14 dhjetor, një takim bamirësie në favor të njerëzve të goditur nga tërmeti në Shqipëri.

Ju ftoj të merrni pjesë sa më shumë, për të dhënë edhe ne kontributin tonë. Edhe një herë faleminderit dhe forca Shqipëri!” deklaroi ai.

Kujotjmë që De Biasi kishte rezultate të shkëlqyeshme duke e kualifikuar Shqipërinë në “Euro 2016” ku kishte arritur edhe një fitore historike brenda grupeve atje.