Gjashtë persona të lënduar në një aksident

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Suharekë, ku gjashtë persona kanë mbetur të lënduar

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Grejkoc të Suharekës, ku të përfshira kanë qenë dy vetura.

Policia bën të ditur se gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit.

Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe tri femra K-Shqiptare, të cilët janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë./GazetaExpress/