Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Dy raste janë raportuar në Prishtinë, ku në njërin rast i dyshuari ka sulmuar fizikisht motrën e tij, ndërkaq në rastin tjetër një i dyshuar ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Me vendim të prokurorit të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Edhe në Prizren janë shënuar dy rate të dhunës në familje, në njërin rast viktima është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti saj, me ç ‘rast i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq në rastin tjetër i dyshuari në gjendje të dehur kishte sulmuar verbalisht babanë e tij dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është mbajtur për 6 orë në stacionin policor.

Një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Gjakovë, ku është arrestuar e dyshuara pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Edhe në Lipjan në një familje ka pasur dhunë, ku viktima ishte kërcënuar me vdekje nga bashkëshorti i saj, andaj me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërkaq viktima në strehimore.