Gjashtë rregulla për të pikasur një njeri që ju manipulon

“Manipulatori është një narcizist autentik”, shpjegon psikoterapeuti Alessandro Pedrazzi. “Eshtë një mashtrues patologjik, një individ i vëmendshëm vetëm ndaj nevojave të tij, shumë pak dashamirës dhe i prirur të lëshojë vetëm aq pak sa mjafton për të siguruar kontroll të plotë mbi të tjerët”.

Ja cilët janë tiparet kryesore të personalitetit të një manipuluesi, që mund të përmblidhen në gjashtë pika:

1. Të bën të ndihesh në faj: Edhe atëherë kur nuk ka aspak të drejtë, përpiqet që të të fajësojë për të gjithë mos-sukseset apo dështimet.

2. Vepron në mënyrë tinzare: përdor mënyra në dukje të sjellshme e mbrojtëse, por në të vërtetë qëllimi i tij është i fshehur.

3. Të bën të ndihesh i paaftë dhe i pamjaftueshëm: nuk heziton që të vërë theksin mbi cdo vështirësi dhe pasaktësi tënden, për të të nxjerrë keq në sytë e të gjithëve.

4. Gënjen në nivele patologjike: ka një vizion absolutisht të shtrembëruar të realitetit, sepse vendos veten dhe nevojat e tij në qendër të universit.

5. Të bën të besosh se vepron vetëm në interesin tënd, por në fakt qëllimi është ekskluzivisht kënaqësia e tij/saj.

6. Të kërcënon dhe të fyen: sa më shumë rritet frika jote, aq më shumë rritet fuqia e kontrollit të tij/saj./bota.al