Gjashtë viktima dhe 725 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

725 raste të reja me COVID-19 janë zbuluar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, teksa numri më i lartë i infektimeve të reja është në qytetin e Tiranës.

Gjatë këtyre orëve nga ky virus kanë humbur jetën gjashtë qytetarë.

Aktualisht janë 7,834 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin teksa në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 602 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174 mijë e 849 që nga fillimi i epidemisë./tvklan