Gjashtëvjeçari bën mbi 4 mijë pompa në dy orë, fiton një apartament për familjen e tij (video)

Ibrahim Lyanov, një djalë gjashtëvjeçar nga Rusia, bëri mbi 4 mijë pompa në dy orë dhe kështu fitoi një apartament për vete dhe familjen e tij dhe përfundoi në librin rus të rekordeve.

“Schwarzeneggeri çeçen”, siç quhet djaloshi që theu rekordin ka fituar një apartament të ri nga klubi i sporteve, ku ai çdo ditë stërvitet me babain e tij, përcjell Telegrafi.

Ibrahim nuk është i pari që e fiton këtë çmim falë këtij suksesi të jashtëzakonshëm.

Vitin e kaluar, një djalë pesëvjeçar fitoi një veturë të tipit Mercedes të ri pasi ai arriti të bëjë 4,105 pompa, gjithashtu pa u ndalur.

Ibrahim, një gjashtëvjeçar, vazhdon të stërvitet në klubin e tij lokal dhe qëllimi i tij i ri është të thyejë rekordin botëror.