Gjatë 24 orëve janë ngritur 60 aktakuza kundër 66 persona për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër gjashtëdhjetegjashtë (66) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetenjë (21) persona.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim për media, ku thuhet se Prokurori i shtetit ka bërë njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër trembëdhjetë (13) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘Dhunë në familje’, ‘Lëndim i rëndë trupor’, ‘Lëndim i lehtë trupor’, ‘Sulmi ndaj personit zyrtar’. Po ashtu, prokuroria ka bërë tre (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona, për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.