Gjeloshaj: BE, Nato dhe Kosova – vijat e kuqe të qëndrimit tim në qeveri

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se shumica e shqiptarëve e kanë përkrahur Forumin Shqiptar për të hyrë në qeveri.

Ai ka shtuar se shqiptarët besojnë në të për shkak se siç nënvizon, ata e dinë se në këtë mënyrë u shërbejnë interesave, jo vetëm që tyre, por tërë qytetarëve të Malit të Zi.

Në një intervistë për portalin CdM, ai ka thënë se çështja e pavarësisë së Kosovës përbën tri vijat e kuqe të qëndrimeve të tij.

“Drejtimi properëndimor i shtetit, anëtarësimi në BE, rreshtimi i plotë i Malit të Zi me politikën e jashtë dhe të sigurisë me BE-në dhe NATO-n dhe çështja e pavarësisë së Kosovës, janë tri vijat e kuqe të qëndrimit tim në qeveri”, është shprehur Gjeloshaj.