Blerim Latifi tregon ‘arsyen’ pse Xhelal Sveçla u ul në tavolinë afër Marko Gjuriqit

Një fotografi e bërë në Tiranë ku shihet zyrtari i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla ulur pranë Marko Gjuriq, ka nxitur reagime të mëdha në Kosovë.

Kandidati për deputet nga PDK, Blerim Latifi lënë të nënkuptohet se Xhelal Sveçla i VV-së, shkoi në Tiranë për t’u takuar me Marko Gjyriqin, shkaku i mëditjeve.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Latifi ka thënë se po të hiqen plotësisht mëditjet, do të shihet pjesëmarrja e politikanëve të Kosovës në konferenca ‘koti’ siç i ka quajtur ai, si kjo e Tiranës.

“Hiqni meditjet dhe shikoni pjesëmarrjen e politikanëve tanë në të tilla konferenca të kota, si kjo e Tiranës! Nuk keni me pasë rast me i fotografu. Në Kosovë politika e jashtme kuptohet në terma turistikë, gjerësisht”, ka shkruar Latifi.

Kujtojmë se deputetët e Kosovës përvç pagës bazë që është prej 1488 euro, në muaj fitojnë rreth 2 mijë euro, bashkë me mëditjet që marrin për udhëtime jashtë vendit.

Ndryshe, Xhelal Sveçla i VV-së, Arban Abrashi i LDK-së dhe Ardian Gjini i AAK-së u panë një tavolinë me Marko Gjuriqin gjatë së shtunës, sidoqoftë, ai i pari mori më së shumti reagime duke marrë paraysh se partia e tij ka thënë se ‘nuk do të ulet në një tavolinë me politikanë serbë’.