Gjendet e vdekur një grua në Gjakovë

Një burrë nga Gjakova ka raportuar në Polici se gruaja e axhës së tij është gjetur e vdekur.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Gjakovë 29.06.2020-15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e xhaxhait të tij viktima femër kosovar e është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.