Gjendet i djegur në banesë një 61-vjeçar nga Skrapari

Një 61-vjeçar është gjetur i djegur në vendin e quajtur Bari i Madh në Skrapar. Bëhet me dije se Kastriot Kodra, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë është asfiksuar nga tymi dhe ka humbur jetën.

Sipas policisë, viktima kishte ndezur një zjarr për t’u ngrohur dhe ishte asfiksuar nga tymi duke rënë sipër zjarrit.

Dyshohet se ai vuante nga probleme psikologjike.