“Trafikimi i organeve” bëhet temë edhe në Ukrainë – Grenell: Gjykatat ndërkombëtare vazhdojnë të bien pre e kësaj propagande

Ish-emisari i presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se gjykatat ndërkombëtare të drejtësisë vazhdimisht bien pre e propagandës ku pretendohet trafikimi i organeve në periudhat ku vendet pësojnë luftë.

Ky reagim erdhi pasi sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Rusisë, Gennady Zyuganov, pretendoi se ushtria ukrainase po i trafikojnë organet e të vrarëve ose të lënduarve rëndë rusë në Luftën e Ukrainës.

Skenar i ngjashëm nga Rusia u përdor edhe pas luftës së Kosovës, ku në Raportit e Dick Martyt akuzoheshin disa nga krerët e UÇK-së për trafikim të organeve.

Një përdorues i twitter-it, @RubenAvxhiu tha se Rusia skenarin e njëjtë e luajti edhe në Kosovë dhe perëndimi e hëngri, pra pse të mos e provojë përsëri?

Ky ishte momenti kur Grenell tha se gjykatat ndërkombëtare gjithmonë bien pre e kësaj propagande.