Gjendet i pajetë 31 vjeçari te Liqeni i Thatë, ishte larguar prej 8 ditësh nga shtëpia

Nje 31 vjecar eshte gjetur i pajete ne afersi të Liqenit të Thatë, në Tiranë. Policia ka gjetur pa shenja jete shtetasin G. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa.

Kjo e premte duket sikur është e mallkuar për Tiranën. Pasditen e sotme rrëzimi i një skele te një pallat që restaurohej në rrugën “Faik Konica” u mori jetën dy punëtorëve dhe plagosi 3 të tjerë.