Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçar në Vushtrri

Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri.

Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se rasti është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Vdekje dyshimtë – Në orët e mbrëmjes së datës 21 prill 2022, në Stacionin Policor në Vushtrri, nga ana e familjarëve është raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 85 vjeçar”, tha Zahiti.

Ai tha më tej se njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësorë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i rastit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.