Gjendet i vdekur biznesmeni kosovar

Është gjetur i vdekur biznesmeni kosovar, Fehmi Gashi. Pronari i butikut të njohur “Charlie” dyshohet se e ka kryer vetëvrasjen në banesën e tij që ndodhet në lagjen “Dardania”.

Vdekjen e Gashit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, akti ka ndodhur rreth orës 10:50 në lagjen Dardania.

Vdekja është konstatuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet arsyeja që ka shtyer këtë akt.

“Me datë 23.07.2019 rreth ores 10:50h, Prishtine (L.Dardania) në banesen e tij nga familjarët është gjetur i vdekur personi F.G.,1977, vdekjen e viktimes e ka konstatuar njesia e Urgjences Prishtinë në vendin e ngjarjes kanë dale njësite e nevojshme policore. Lidhur me veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njesia e Hetimeve Rajonale” thuhet në përgjigen e Policisë.