Gjendet i vdekur në shtëpi një 30-vjeçar

Një 30-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të hëne në Ksamil të Sarandës. Burime paraprake të policisë thonë se i riu u gjet nga familjarët në shtëpi.

Shkaqet e vdekjes momentalisht janë të paqarta, megjithatë mësohet se viktima, me iniciale E.O, ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Ai mësohet gjithashtu se ishte person me precedentë penalë. Për ngjarjen autoritetet policore kanë nisur hetimet./tvklan.al