Për Ditën e Çlirimit, nesër Kuvendi mban seancë solemne

Për Ditën e Paqes (Ditën e Çlirimit), nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne.

Në njoftimin e tyre thuhet se seanca do të fillojë nga ora 11:00.

Ndërsa Kuvendi njofton se nuk do të ketë prezencë të mediave.

“Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur”, thuhet aty.

Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet: Ueb faqes së Kuvendit, kanalit zyrtar të Kuvendit në YouTube, si dhe RTK-së, si medium publik.