Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se afër tij është gjetur edhe një armë e përmes së cilës dyshohet se është kryer vetëvrasja.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë:

VETËVRASJE

Rr. Jeronim De Rada, Prishtinë 20.11.2023, 19:13. Është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar dhe një armë afër tij me të cilën dyshohet se është kryer vetëvrasja. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.