Gjendet i vdekur një burrë në Istog

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Istog është gjetur një burrë pa shenja jete.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24 orësh.