Gjendet i vdekur një person në varrezat e fshatit Gurakoc në Istog, policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jetë në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, tha Gashi.

Më tutje Gashi tha se në vendin e ngjarjes janë njësitet kompetente hetimore.