Gjendet një burrë pa shenja jete në Mitrovicë

Një person është gjetur sot pa shenja jete në Mitrovicë. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, përkatësisht afër Liqenit ku është evidentuar trupi i pajetë i një personi.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i policisë në Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Pak më herët është gjet një trup i pajetë, i njëjti është gjetur afër një shtëpie të pabanuar, dyshohet se i njëjtë është raportuar dje nga familjarët si person i zhdukur.

Bëhet fjalë për një 66 vjeçar”.