Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova” vdes një person

Një person dyshohet se ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot, rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 10-të është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku- vet aksident, ku si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën kurse një person tjetër ka pësuar lëndime trupore. Njësitet relevante policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, tha Kelani.