Gjendet një femër e vdekur, dyshohet se u vra

Një femër është gjetur e vdekur nga ekipi mjekësor i QKUK-së.

Sipas të dhënave të para viktima dyshohet se ka marr plagë nga arma e zjarrit.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

” Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën se ekipi mjekësor i QKUK-së, ka konstatuar vdekjen e një personi (femër). Viktima sipas të dhënave fillestare, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit “- tha Ahmeti.

“Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”

Dyshohet se viktima vjen nga fshati Besi e Komunës së Prishtinës