Në 12-vjetorin e Pavarësisë hapet ekspozita “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”

Në 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Arkivi i Shqipërisë organizuan ekspozitën “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”.

Në këtë ekspozitë u shfaqën dokumente origjinale që nga periudha e vitit 1912, dokumente me pjesëmarrës nga Kuvendi i Vlorës, të dhëna të personaliteteve të ndryshme shqiptare dhe të dhëna për komunitetin Kombëtar për mbrojtjen e Kosovës.