Gjendet një person i vdekur në një park në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur në parkun në lagjen “Taukbashqe”, në Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka bërë të ditur se Policia është duke e hetuar shkaktarin e vdekjes së këtij personi.

“Sot rreth orës 12:45, policia ka pranuar informatën për një person të shtrirë në tokë në parkun e Taukbashqes në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.

Lini një Përgjigje