Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e radhës nesër, më datë 18 maj, me fillim nga ora 11:00.

Mbledhja zhvillohet në sallën C-301 dhe këto janë pikat e rendit të ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

2. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

3. Të ndryshme.

Pas kësaj mbledhje, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do të mbajë një konferencë për media te hyrja e deputetëve, holli i Kuvendit.