Gjendet një preson i vdekur në Gjilan

Një person është gjetur pa shenja jetë në një fushë të hapur në fshatin Pidiq të Gjilanit, e cila është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”.