Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur në Prishtinë.

Ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES/Prishtinë 05.04.2023 – 06:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete nga ankuesja femër kosovare. Ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekje e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.