Gjendet pa shenja jete një person në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë

Një 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur Agron Borovci, zëdhënës për media i Policisë së Kosovës.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull rreth 60 vjeç”.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Borovci./Fokusi.info/