Kurti përkujton Zymberin: Është dëshmor i sovranitetit dhe ligjshmërisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar policin Enver Zymberi, i cili ra heroikisht para 11 vjetësh gjatë aksionit për marrjen në kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 që gjenden në veri.

Kurti tha se Zymberi është dëshmor i sovranitetit dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës.

Ai theksoi se kishte propozuar që 26 korriku të jetë Dita e Policëve të rënë në krye të detyrës.

“Enver Zymberi është dëshmor i sovranitetit dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës, për çka shteti ynë asnjëherë nuk do ta harrojë, sepse Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të heq dorë nga sovraniteti i saj dhe as nga shteti ligjor dhe i së drejtës” – tha Kurti.