Gjendet pa shenja jete personi nga Podujeva, i zhdukur në maj

Një trup i pajetë është gjetur para pak dite në rajonin e Prishtinës, shkruan GazetaBlic.

Personi i gjetur është Hetem Deda 44-vjeçar, i cili ishte zhdukur që nga muaji maj i këtij viti.

Vëllai i të ndjerit, Mehdi Deda, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se varrimi i Hetem Dedës do të bëhet nesër në Buric, me fillim nga ora 15:00.