Gjendet trupi i 53-vjeçarit që u zhduk dje

Është gjetur trupi i 53-vjeçarit nga Gjilani që dyshohej se kishte rënë në liqenin e Livoqit gjatë ditës së djeshme.
Nga burimet brenda Policisë, Periskopi ka mësuar se trupi i tij është nxjerrë nga zhytësit e FSK’së, por që zyrtarisht ende nuk është dorëzuar.
‘Ende nuk ka raport zyrtar sepse duhet verifikuar nëse është sakt personi në fjalë. Por trupi është gjetur.’, ka thënë ky burim.
Këto janë fotografitë e siguruara nga KALLXO.com nga vendi i ngjarjes.