Jep dorëheqje kryeministri maqedonas, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen. Kjo është ajo që mësohet nga burimet diplomatike evropiane në samitin e BE-së, ku shtetet anëtare nuk kanë arritur një marrëveshje për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, raporton ANSA.

Ndërkohë, zyra e shtypit e kryeministrit Edi Rama ka njoftuar një konferencë urgjente në orën 17:00.

Bashkë me Ramën në konferencën me gazetarët do të jetë dhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.