Gjendet trupi i pajetë i 55-vjeçarit në Liqenin e Batllavës

Gjetja e tij është bërë nga pjesëtarët e Kompanisë së Kërkim- Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK ), rreth orës 17: 20.

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë arritur ta gjejnë trupin e 55-vjeçarit Shaban Shabani nga Obiliqi. Shabani kishte humbur ditën e diele, rreth orës 18 30, në Liqenin e Batllavës.

Shaban Shabani kishte dalë për shëtitje me varkë në liqe dhe më nuk ishte gjendur. FSK-ja ka tre ditë që po e kërkonte, raportojnë mediat kosovare.