Raporti i fundit për vdekjet dhe rastet me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se janë konfirmuar 56 raste të reja dhe se 4 persona kanë humbur jetën nga virusi.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.149 doza të vaksinës kundër virusit korona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.357.810 doza të vaksinës.

Deri më sot 551.601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.327 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të humbjeve të jetës.

Sot janë shëruar 281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.881

Në total numri i rasteve aktive është 2.330.