Gjendet trupi i pajetë i një 46-vjeçari në lumin Shkumbin

Një trup i pajetë është gjetur në lumin Shkumbin në afërsi të fshatit Papër në Elbasan.

Dyshohet se trupi i pajetë i përket 46-vjeçarit B. P..

Para disa ditësh shtetasi P. P. ka njoftuar sallën operative, se vëllai i tij, shtetasi B. P., 46 vjeç, gjatë mbrëmjes së datës 20.06.2023, kishte qenë duke punuar një sipërfaqe toke, buzë lumit Shkumbin dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Gjithashtu, familjarët e shtetasit B. P. kanë deklaruar se dyshojnë se 46-vjeçarin mund ta ketë marrë aksidentalisht rrjedha e ujit, gjatë kohës që ka tentuar për të kaluar në kahun tjetër të lumit, për t’u kthyer në banesë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së bashku me familjarët, kanë nisur kërkimet përgjatë shtratit të lumit Shkumbin dhe vetëm mbrëmjen e sotme kanë mundur të gjejnë trupin e pajetë./euronews