Pas dërgimit në Kushtetuese të Ligjit për Pagat, SBASHK-u nuk përjashton grevat në arsim

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, sot ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Pagat, për të cilin ka kërkuar masë të përkohshme nga institucioni më i lartë i drejtësisë në vend, raporton portali “Front Online”.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtuesve të SBASHK-ut, duke shprehur pakënaqësinë e veprimin e fundit të Avokatit të Popullit.

Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut, ka thënë për portalin “Front Online” se nesër do ta ftoj Këshillin Drejtues të institucionit që e drejton, të cilët do të vendosin për veprimet e mëtejshme. Ai thotë se me kryesindikalistët e shëndetësisë dhe Policisë kanë takuar avokatin Jashari nga i cili kanë kërkuar që mos ta dërgoj Ligjin në Kushtetuese, pasi që, siç thotë ai, ky veprim do t’i dëmtoj 60 mijë punëtorë.

“Tash t’i shohim reagimet në terren pas veprimit të fundit të Avokatit të Popullit. Druaj se ky veprim I Avokatit të Popullit do të sjellë telashe në terren, pasi që për t’u miratuar ky Ligj kemi organizuar edhe greva në arsim dhe shëndetësi”, thotë Jashari.