Gjendja pas vërshimeve, Hoti diskuton sot me kryetarët e komunave

Kryeministri në detyrë, i Kosovës Avdullah Hoti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Anton Çunin dhe ministren e financave, Hykmete Bajrami do të diskutojnë me kryetarët e komunave për gjendjen pas vërshimeve nga reshjet e fundit në Kosovë.

“Sot, Kryeministri në detyrë, z. Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, z. Anton Çuni dhe ministren e Financave, znj. Hykmete Bajrami, do të realizojnë një takim virtual me kryetarët e komunave, ku do të diskutohet për gjendjen pas vërshimeve.

Takimi Virtual do të fillojë në orën 10:00 dhe mund ta ndiqni LIVE nga FB i Kryeministrit Hoti”, thuhet në njoftim.

Nga vërshimet e fundit disa rajone në vend kanë pësuar dëme të mëdha.

Vërshimet dëme kanë shkaktuar në Fushë Kosovë, Malishevë, Gjakovë, Drenas, Kamenicë, Vushtrri, Rahovec e komuna të tjera./Fokusi.info/