Rama: Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi pas tërmetit

Në një postim në Facebook, Kryeministri Edi Rama shkruan se të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi, pas tërmeteve që shkundën Shqipërinë.

Shkrimi i plotë i Ramës:

Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi? Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale? Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë? Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë?

Kontaktet vazhdojnë intensivisht.

Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja?

Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur, në çdo pikë ku ka rrënoja, si edhe për të asistuar të gjithë të dëmtuarit që kanë nevojë për ndihmën shëndetësore.