Klinaku: I arrestuari në Serbi nuk është veteran i luftës së UÇK-së

Sadik Duraku nga Gjakova është qytetari i Kosovës i cili është ndaluar nga shteti serb me pretendimin se ka kryer krime lufte kundër popullatës serbe.

Kështu kanë konfirmuar për Insajderin burime brenda MPJD-së.

Theksojmë që pardje Policia serbe, përveç tjerëve ka arrestuar edhe 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët më pas janë liruar.

Në një prononcim për Fokusi.info, u.d. i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka theksuar se në Organizatën e Veteranëve nuk kanë të dhëna se Sadik Duraku është veteran i luftës së UÇK-së.

“Nuk kemi të dhëna, përkatësisht nuk kemi as informata se Sadik Duraku është veteran i luftës. Nëse ka status veterani, atëherë ato të dhëna hulumtoni se a i kanë në qeveri, përkatësisht në zyrën për kategoritë e dala nga lufta, tha Klinaku.

Mund të ju them edhe se Serbia ka bërë dhe bën montime të rasteve, sepse i duhen politikisht asaj”, theksoi tutje Klinaku.

Lini një Përgjigje