Gjermani: Përplasen dy trena, vdes një person dhe lëndohen 40 të tjerë

Një i vdekur dhe 40 të plagosur është bilanci i deritanishëm i një aksidenti mes dy trenave, që ka ndodhur pranë stacionit Ebenhausen-Schäftlarn, në Munchen të Gjermanisë.

Sipas raportimit të mediave gjermane, disa nga të plagosurit kanë pësuar lëndime të rënda.

Dyshohet se njëri nga drejtuesit e trenit është bllokuar në vendngjarje.

Policia e konfirmoi incidentin.

Zyrtarët thanë se shërbimet e urgjencës janë në vendin e ngjarjes, derisa rruga është mbyllur plotësisht.