Gjermania do të mbyllë kufijtë me këto 5 shtete

Gjermania do të mbyllë përkohësisht kufijtë e saj me Francën, Zvicrën, Austrinë, Luksemburgun dhe Danimarkën, kështu duke rrit përpjekjet për të penguar përhapjen e koronavirusit të ri.

Ministri i Brendshëm Horst Seehofer tha se kontrollet e reja do të hyjnë në fuqi në orën 8 të mëngjesit të hënë.

Njerëzit që lëvizin përtej kufirit për të punuar, do të jenë ende në gjendje të kalojnë, ashtu si dhe mallrat.

Sidoqoftë, njerëzit “pa një arsye të vlefshme për të udhëtuar nuk do të lejohen më të hyjnë dhe të largohen” nga Gjermania, shtoi Seehofer.

Ministri theksoi se shtetasit gjermanë në vendet fqinje do të lejohen të kthehen brenda.

Gjermania kishte konfirmuar gati 4,000 persona të infektuar me koronavirus deri dje (e shtunë) si dhe autoritetet kanë raportuar 11 vdekje.