Gjermania përfshihet nga moti i keq (video)

Gjermania është përfshirë nga moti i keq, ku për pasojë ka pasur shumë persona të plagosur dhe dëmtime të makinave e çative të shtëpive.

Në videon e publikuar shihet se si breshëri me diametër të madh ka rënë mbi Bavari.

Breshëri i madh ka përfshirë në mënyrë të veçantë zonën e Mynihut ku intensiteti dhe madhësia e breshërit ka qenë pothuajse sa një kajsi.

Si pasojë e kësaj, shumë persona janë plagosur dhe shumë makina, çati shtëpish janë dëmtuar rëndë.

Ndërsa në Berlin janë ndarë në rrjetet sociale video që tregojnë rrufe të mëdha në qiell.

Shiko videon ketu