Gjini u drejtohet gjakovarëve: Albin Kurti po do t’jua ‘shesë kalin e cofur’

Kryetari i Gjakovës, njëherësh zëvendëskryetar i AAK-së, Ardian Gjini, në tubimin e sotëm zgjedhor në qytetin ku qeveris, u ka thënë të pranishmëve se Albini po do t’ua “shesë kalin e cofur”

“Sot osht edhe nifar tubimi tjetër osht tu majt dikun me ni qoshe”, ka thënë Gjini.

“N’mars t’vitit t’kalum, kur o rishiku buxheti i Republikës së Kosovës, Albini që osht atje n’qoshe i pat hjekë krejt projektet e Gjakovës, krejt, zero, asnjo s’e ka lonë”.

Ndërkaq tani, Gjini e ka përqeshur Kurtin duke thënë që ky i fundit po premton për një projekt tashmë të realizuar nga qeveria lokale e Gjakovës, duke iu shmangur premtimit për ndërtimin e hekurudhës.

“Tashti ka ardhë n’Gjakovë e po iu thotë: du me ju bo rrugën Gjakovë – Shkodër”.

“Rrugën Gjakovë – Shkodër e kemi t’bome. Domethonë, veç n’shkoftë n’Shqipni me shtru rrugë”.

“Lufta jonë osht hekurudha. Osht t’u u bo edhe kemi me e bo. Po, për m’i hekë hekurudhën, po do me jau shitë kalin e coftë n’Gjakovë m’ju thonë kom me jua bo hekurudhën. Osht e bome, osht e kryme, po nuk o ka din”.